Basha: Të shtunën në parlament, për të zbërthyer dështimet spektakolare të Ramës

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të jenë në Parlament në seancën e së shtunës për ti kujtuar kryeministri Edi Rama në mënyrë të plotë dhe pa asnjë dyshim premtimet e bëra, si dhe për të marrë të plota përgjigjet që janë në vëmendjen e çdo shqiptari.

Ky është qëndrimi i opozitës dhe aleatëve, i cili u bë publik nga kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një konference për shtyp, menjëherë pas një mbledhje në selinë e PD-së.

“Sot ka ndodhur një akt i paprecedente në historinë e Shqipërisë pluraliste. Ndërkohë që pritej që kryesocalisti t’i dretohej pritshmërisë së qytetarëve duke detajuar programin, në mënyrë të paprecedentë u përdor kjo foltore për të lançuar një gjuhë urrejtje dhe mllefi ndaj opozitës. Kjo mendësi e vjetër që ringriti sot në krye nëpërmjet gojës së kryesocialstit nuk është një akt i izoluar dhe vjen në vazhdimësi dhe pëkërisht pas vendimeve të djeshme për t’i mohuar qytetarëve transperncen”- tha Basha.

PD dhe aletatë, sipas kreut të demokratëve nuk do të tolerojnë më asnjë veprim të këtij lloji, duke paralajmëruar se, çdo akt tjetër provokimi do të marrë përgjigje proporcionale dhe të plotë. Të shtunën grupi i PD do të zbërthejë dështimet spektakolare të Ramës, vijoi Basha, dhe do të kërkojmë para qytetarëve përgjigje për të gjitha çështjet, për të gjitha pyetjet te papërgjigjura sot nga Rama.

“I siguroj qytetarë shqiptarë se PD mbetet tërësisht e përkushtuar ndaj kauzës së tyre legjitime, për të dëgjuar çdo moment llogaridhënien transparente. Për të marrë në mënyrë të plotë përgjigje që janë në vëmendjen e gjithsekujt, se kur, si, dhe sa vende pune do të krijohen në muajt në vijim, sa kushtojnë legalizimet falas, sa është fatura për shëndetësinë falas dhe kur do të fillojë? Se si 95% e shqiptërve do të lirohen nga barra e taksave, sa është kosto dhe kush do ta paguajë, kur do të hiqet TVSH për shportën bazë, etj?”- theksoi Basha./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button