fbpx

Nigeri, gjenden 70 trupa të vrarë nga Boko Haram

Të paktën 70 trupa të pajetë janë gjetur të hedhur në rrethinat e Damasakut, në veri-lindje të Nigerisë, pasi qyteti iu rimor nga kontrolli militantëve të Boko Haram

Nga mbikëqyrja duket se vrasjet ka kohë që janë kryer, pasi trupat janë pjesërisht të mbuluar nga rëra e shkretëtirës.

Trupat nga Nigeri dhe Çadi morën nën kontroll Damasakun të shtunën, duke i dhënë fund kontrollit disamujor të qytetit nga militantët islamikë.

Më herët, Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan parashikoi se Boko Haram do të humbasë të gjithë territorin brenda një muaji. “Ata po dobësohen dita-ditës”, tha ai për BBC-në, ditën e premte.

Damasaku është një qytet tregtar në shtetin e Bornos, në afërsi të kufirit me Nigerinë dhe ndodhet rreth 200 km. nga qyteti kryesor i shtetit, Maiduguri.

Në fund të vitit të kaluar, ai u pushtua nga militantët, të cilët nisën rebelimin e tyre në vitin 2009 për të krijuar një shtet islamik.

Shumë nga trupat e pajetë të gjetur në Damasak e kishin fytin e prerë, ndërsa disa të tjerëve u ishte prerë koka.

Koloneli i qeverisë së Çadit, Azem Bermandoa tha për agjencinë e lajmeve AFP se, kishte parë rreth 100 trupa të vendosur poshtë një ure, fare pak jashtë qytetit.

Së bashku me ushtrinë nigeriane, trupa nga Çadi, Nigeri dhe Kameruni janë përfshirë në një ofensivë kundër rebelëve islamikë.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button