Ziadin Sela zgjidhet kryetar i PDSH-së në kongresin e Lëvizjes për reforma (FOTO)

Në Tetove nën pranin e shumë pjesëmarrësve Lëvizja për reforma e Ziadin Selës mbajti kongresin e partisë.

Me 617 pro, 1 kundër, 7 përmbajtur delegatët në Kongresin e lëvizjes për reforma me vota të fshehta zgjodhi Ziadin Selën për kryetar të PDSH-së. Sela nuk pati kundërkandidat.

Që në fillim kongresin e përshëndeti kryetari i PPD dhe ai RDK – së, Vesel Memedi.

Veseli uroi punë të mbarë Kongresit dhe i premtoi lëvizjes së Selës bashkëpunim të plotë.

Kongresi zhvillohet nën emblemën e PDSH-së dhe nën idealet e Arbër Xhaferit.

Arben Taravari tha se PDSH është partia jonë e parë e themeluar nga Arbër Xhaferi dhe ajo nuk mund të bëhet pronë private. Ai tha se numërojnë mbi 22 mijë anëtarë dhe dita ditës rritet anëtarësia.

Kongresi aprovoi miratimin e statusit te ri te PDSH-së. Risi e statutit konsiderohet se është zgjidhja liderit të nominuar me mundësi rizgjidhje edhe për një mandat.

10308185_654721881298875_2079915867440662301_n 10988282_654719561299107_8733565810902851027_n 11053654_654719624632434_4042757419183373815_n 10308185_654721881298875_2079915867440662301_n 10929193_654721981298865_1469647786089251304_n 10952450_654719507965779_7074578257177395167_n 10981848_654719451299118_8777441309267319887_n

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Zgjidhja e kryetari edhe vetëm me një mandat të dytë le të kuptohet se ka fillue me u zbatue nji politike demokratike e Jo diktaturiale si në kohën e komunizmit, që të ngelin kryetarë të përjetshëm si deri tani. Punë të mbarë Ju urojmë kryesisë dhe shpresojmë me akte kongrete, programe të realizueshme dhe bashkim i elektoratit në një parti të fuqishme në permbushjen e nevojave në aspektin ekonomik dhe politik të popullit shqiptare në Maqedoni, për barazim të gjithëmbarshëm.

  2. urime dhe suksese doktor te uroj sukses ishalla e ke me zemer me punu per ket popull sikur nje prind i mire per familje per femijet e tij tash mund ta paramendosh se sa ka nevoj ky popull qe te ket nje prijes te kujdesshem ceshtjen kombetare mos me zevendsu as per karriken e sulltanit

  3. Urime për këtë punë të mbarë. Uroj të jetë ky fillimi i fundit të një epoke të errët të politikës shqiptare këtu dhe dëshiroj që kurrë më askush mos t’u shërbejë interesave të huaja! Shpresojmë se ka ardhur koha kur do të punojmë për të ardhmen tonë.

  4. Jua uroi permbajtjen e shum ketyre njerezve kembengules qe jua kan besimin dhe kam patur deshir te madhe qe nji njeri si ju zoteri Ziadin Sela te vi ne kete poste ! Se nuk jeni njeri qe jua don vdekjen nacionaliteteve te tjera por doni qe populli juai te ket te drejta siç duhet te ket nje komb ne kete shekull. Ju pershendet Latif Miftati nga Fsh Çaile

  5. IN sha Allah i vjen fundi nje politike e cila ka mbajtur ne litar pjesen me te madhe te elektoratit shqipet Iliride. Atdhetaret me te qe nga 1994 kan qene besnik te te nje platforme polikike te te hartuar nga i madhi Arben XHaferi por fatkeqsisht nuk ju mundesua te realzohet pershkak te nje klani diktatorial qe edhe une dnjehem fajtor qe kem perkrah vite te tera .NJe sugjerim per kryetarin Ziadin sela :Madheshtia e nje personi apo nje plitikani eshte qe te kritokoj ndodhit negative ne shoqri sidhe procest ,veprimet negative politike ne dem te popullit ,pa mos permendur e ofenduar kundershtar politk ,ketu ka qen dobsia e ish kryatarit te PDsh M TH.ju urojm suksese na prift e mbara pershendetje .

Back to top button