Katër situatat të cilat mund të shkatërrojnë lidhjen

I përkushtoheni shumë partnerit? I përshtateni shumë dhe bëni kompromise? Është e njohur që “të japësh” është mirë për të funksionuar lidhja. Mirëpo, ç’ndodh kur e teproni?

Po ju përshkruajmë në vazhdim katër situatat të cilat mund ta shkatërrojnë marrëdhënien nëse bëheni së tepërmi i mirë.

Nuk e vështroni situatën ashtu siç është në realitet
Nëse koka juaj vazhdimisht është e fascinuar me partnerin, ka mundësi reale që të mos e vëreni se si partneri juaj nuk është i interesuar për ju apo ndaj jush nuk sillet me respekt. Me rëndësi është të përqendroheni në gjëra pozitive. Por, duhet t’i njihni edhe gjërat negative që të mund të merrni vendime të drejta.

Mos i zbuloni tërësisht ndjenjat
Të tjerët mësohen me atë se si sillemi ndaj tyre, mirëpo nuk ka mundësi të vazhdohet të jepet më shumë se që jep tjetri. Në disa takimet e para e tregoni anën tuaj të dashur, zemërgjerë dhe që përshtatet. Ana juaj e keqe nuk tregohet fare, por edhe ajo është njësoj pjesë e juaja. Por, në këtë mënyrë lidhja midis jush nuk do të ketë sukses.

Sjelljet tuaja nuk durohen
Njerëzit mësohen me sjelljet tona ndaj tyre, por nuk është e mundur të vazhdoni të jepni më shumë se që japin ata. Në një moment do të kuptoni se jepni më shumë se partneri dhe do të tërhiqeni.

Nuk jeni sfidues
Nëse gjithmonë jeni të mirësjellshëm, partneri juaj do të fitojë përshtypje se nuk duhet të përpiqet fare që t’ju mbajë për vete. Ai do të mendojë se ju gjithmonë do të jeni me të, pa marrë parasysh si sillet ai me ju. Një situatë e tillë do të çojë te ajo që ai s’do të mendojë për nevojat dhe dëshirat tuaja. Do të bëhet egoist, e kjo lidhje do të dështojë.

Sikur të ishte situata e kundërt, a do t’ju ofronte personi i tillë atë që ju i ofroni atij? Mateni mirë situatën dhe mos kërkoni justifikime për partnerin tuaj. Nëse vlerësimi i këtillë i situatës kalon në shprehi, do të jeni më real, ndërkaq lidhja juaj do të jetë më e suksesshme. / Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button