Pi kafe dhe paguaj me poezi!

­Me rastin e Ditës botërore të poezisë ­ 21 Marsi, shkupjanët sot do të kenë mundësi që në tre kafene në qytet të pijnë kafe dhe në vend që me të holla do ta paguajnë me fjalën e tyre të shkruar.

“Kjo është mundësi e vetme dhe unike, kur në vend që llogarisë për kafe, shkupjanët do të marrin një fletë dhe stilolaps që të shkruajnë poemë, me të cilën do ta paguajnë pijen. Në mënyrë të këtillë do të krijohet sinergji e shkëlqyeshme e kënaqjes dhe kreativitetit. Julius Majnëll për Ditën e poezisë ­ 21 Marsin i pret në njërin nga tre lokacionet në Shkup, me kafe të përgatitur aromatike dhe fletë të zbrazëta, të cilat presin të zbukurohen me poema”, njofton organizatori.

Lokacionet janë “Nargile” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, “Dion” në Kej dhe “Palladium” në Kapishtec, ku poetët Elena Prenxhova, Ksenija Nikollova, Biljana Stojanovska, Gjoko Zdravevski, Naim Ilazi dhe Daniell Kareski të gjithë të pranishmëve do t’u ndihmojnë ta shkruajnë poemën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button