Sot në orën 12 Angelov do të hyjë në RTVM

­ Kryetari i Partisë “Dinjiteti” Stojançe Angelov paralajmëroi se do të depërtojë sot në Radiotelevizionin e Maqedonisë.

Ai paralajmëroi sërish një protestë për në orën 12 të ditës së sotme dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta mbështesin atë në këtë përpjekje. Mbrëmë protestës së qytetarëve me në krye Angelovin iu bashkëngjit aktori i njohur i K15 Bubo Karov­-Cacko.

Angelov thotë se në asnjë film nuk ndodh që të këqijtë të ikin vetë dhe se janë të mirët që i dëbojnë ata. “Pa dhunë, por me dashuri”, shkruan Angelov mëngjesin e sotëm në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button