Maqedonia e shënon Ditën botërore të personave me sindrom Daun

­ Dita botërore e personave me sindrom Daun sot në Maqedoni do të shënohet me vallëzim inkluziv njëditor nën moton “Kam mundësi, kam zgjedhje”.

Në festivalin, që e organizojnë “Trisomija 21” ­ Shkup në bashkëpunim me klubin e vallëzimit Dancers United MK, aftësitë e tyre vallëzuese do t’i demonstrojnë rreth njëqind performues nga Maqedonia, me dhe pa pengesa, të moshave të ndryshme dhe në disiplina të ndryshme (vallëzim modern, latino, valle popullore, balet klasik).

Do të marrin pjesë anëtarë nga më shumë klube vallëzimi “nacers United MK” (midis të cilëve edhe performues me sindromin Daun), Studioja e baletit “Balerina”, Shoqëria kulturore­aristike “Nikolla Jankov Vapcarov”, Studioja për vallëzime moderne “Brejk a Leg” dhe Klubi i vallëzimit “ALUA”.

Ideja, thonë organizatorët, është që të tregohet se është e rëndësishme që personave me sindomin Daun t’u jepet zgjedhje dhe mundësi që të shprehen, me qëllim të aftësive të tyre dhe inkuadrimit të tërësishëm në shoqëri. Krahas performuesve vendorë, në festival do të marrë pjesë edhe Sara Gordi ­ aktore dhe vallëtare me sindom Daun nga Britania e Madhe, e cila me vite është person publik dhe në mënyrë aktive punon në ngritjen e vetëdijes për aftësitë e personave me sindom Daun.

Ajo vallëzon në kuadër të iniciativës Culture Device Tanc Project. Festivali i vallëzimit do të mbahet në Teatrin Komedia, me fillim në orën 12. Në orën 20 në Koncept 37 do të organizohet edhe Karaoke vallëzimi ­ ngjarje e hapur në të cilin mund të marrë pjesë secili që dëshiron të tentojë të shprehet përmes vallëzimit, ndërsa do të duhet të performojë koreografi të këngës së preferuar. Qëllimi është që të tejkalohen barrierat të cilat i vendosin kategoritë, pa dallim se nëse ato janë lidhur me aftësitë, moshën ose disiplinën e vallëzimit. Hyrja për të dy ngjarjet është falas. Dita botërore e eprsonave me sindromin Daun shënohet çdo vit më 31 Mars ­ datë e përzgjedhur simbolike për shkak të tre kopjeve të kromozomit të 21­të (trisomia 21) që janë të pranishme në qelizat e perosnave me këtë gjendje.

Lajme të ngjashme

Back to top button