Turqia vendosi raketat “tokë-ajër” në kufi me Sirinë

Gazeta e botuar në Londër në gjuhën arabe “Asharq Al-Awsat” njoftoi se Turqia ka dislokuar bateritë e raketave “tokë-ajër” përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Burimet në Turqi në një intervistë për gazetën vunë në dukje se Ankaraja ka zhvilluar planin e mbrojtjes nga hakmarrja e mundshme siriane si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake perëndimore.

Të gjitha njësitë ushtarake të Turqisë në afërsi të kufirit dhe në rajonet e objekteve të rëndësishme strategjike janë vënë në gatishmëri të lartë ushtarake.

Lajme të ngjashme

Back to top button