Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Uran Kupës

Mijëra qytetar nga mbarë komuna e Strugës kishin ardhur në Veleshtë, për ti dhënë lamtumirën e fundit të riut Uran Kupa, i cili u zhduk në mënyrë misterioze më 6 shkurt, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet para disa ditësh në afërsi të fshatit Drasllavicë.

Në ceremoninë e varrimit që u zhvillua në varrezat e fshatit Veleshtë, mijëra qytetar të mbarë komunës i dhanë nderimin dhe lamtumirën e fundit me ceremoninë mortore fetare. Në këtë ceremoni mortore, familjes së të ndjerit Uran Kupa, iu bashkëngjitën edhe të punësuarit e komunës së Strugës, me në krye Ziadin Sela-kryetar komune, i cili paraprakisht ka mbajtur një fjalë rasti në takimin komemorativ kushtuar të riut Uran Kupa, të mbajtur sot në Strugë.

Uran Kupës nga Veleshta, i zhdukur në mënyrë misterioze më 6 shkurt, ndërsa pas zbulimit të një trupi të pajetë afër fshatit Drasllavicë, me urdhëresë të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore në Strugë, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup për obduksion. Pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup saktësoi, identifikoi dhe përcaktoi se trupi i gjetur në afërsi të fshtit Drasllavicë të Strugës ishte pikërisht i 27 vjecarit Uran Kupa.

Struga me rrethinë është tronditur rëndë që nga zhdukja dhe vrasja e Uran Kupës, 27 vjeçarit nga Veleshta, i martuar dhe baba i një vajze e moshës nën një vjet, ndërsa kryesi(t) e kësaj vepre makabre nuk dihen dhe rasti nuk është zbardhur. Ai ishte i angazhuar me punë në sektorin e sigurimit në komunën e Strugës si dhe në eskortën e sigurimit personal të kryetarit të komunës Ziadin Sela.

Zhdukja dhe vrasja enigmatike e Uran Kupës, -vetura e të cilit u gjet dy ditë pas zhdukjes së tij në afërsi të stacionit të autobusëve në Dibër, pos tjerash shton dyshimet e efikasitetit të organeve të policisë, duke rikujtuar edhe raste të tjera të vrasjeve gjatë periudhës së kaluar që kanë ngelë të pazbardhura. Njëherit, raste të këtilla rrisin edhe pasigurinë e vetë qytetarëve jo vetëm të Strugës por edhe më gjërë. /INA

Lajme të ngjashme

Back to top button