Speciale: “El Classico”, ku krenaria dhe egoja s’kanë kufij

Sonte me fillim nga ora 21:00 në tempullin më të madh në botë Camp Nou do të zhvillohet ndeshja më e madhe në botë, derbi më i madh që njeh njerëzimi, përplasja e titanëve të futbollit botëror, rivalët e përbetuar nga Pirinejet e larta, katalanasit kundër mbretërve galaktikë.

Dita: 22 Mars, 2015 – E Diell
Ora: 21:00
Vendi: Camp Nou – Barcelona
Gjyqtar: Antonio Mateu

Rivalizimi mes këtyre dy klubeve daton me fillimin e luftës civile në Spanjë në vitin 1936. Rivaliteti i përbetuar dhe armiqësia mes këtyre dy krahinave në Spanjë Katalunisë dhe Madridit e bëjnë këtë derbi një luftë gladiatorësh. Ky derbi emrin El Classico e ka marrur rreth vitit 2000. Fjala El Classico rrjedh nga amerika latine, emërtim i cili përdorej në derbit e tyre.

Kjo El Classico është më i veçantë, pasi dy skuadrat luftojnë për vendin e parë dhe takohen lojtarët më të mirë dhe më të shtrenjtë të ruzullit. Messi vs Ronaldo, Neymar vs Bale, kush do të triumfoj?

Akutalisht në kampionatin spanjoll kryeson Barcelona me vetëm një pikë më shumë se Real Madridi që gjendet në vendin e dytë për shkak të barazimit dhe humbjes që pësoi pak javë më parë.

Barcelona

Duke pasur parasysh që ndeshja zhvillohet në Camp Nou, Barcelona hyn si favorite absolute në këtë takim pas leksionit që ja mbajti Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Pas rezultave të dobëta në fillim të sezonit, Barcelona në ndeshjet e fundit po tregon se është në formën më të mirë.

Në këtë ndeshje nuk është se Barcelona i ka lojtarët më të mirë, por Barcelona ka diçka që nuk e kanë klubet tjera. Shpirti luftarak i secilit lojtarë në fushë, nënkupton filozofinë e Barcelonës, e cila aplikohet thuajse në çdo ndeshje.

Padayshim se edhe në këtë takim sytë do të drejtohen kah dueli Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, por lojtarët që e shërbejnë Messin padyshim se janë dy mesfushorët më të mirë në botë Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Ndërhyrjet, brutaliteti, forca, lëndimet – përsëri asgjë deri më sot.  Teknikët e Realit edhe pse kanë përdorur pothuajse gjithçka, e kanë pasur të pamundur deri tani për ta ndalur yllin argjentinas i cili ka shpërthyer në secilën El Classico. Edhe në këtë ndeshjet tekniku Ancelotti padyshim që e ka syrin vetëm te Lionel Messi, pasi është pikërisht ai që po i shkakton telashe të mëdha Realit.

Lajmi më i mirë që kanë mundur të marrin trajnerët e dyja skuadrave është se në këtë ndeshje do ti kenë në dispozicion lojtarët më të mirë që posedojnë.

Tempulli i Camp Nou do të jetë i stërmbushur me diku rreth 90 mijë fansa të Barcelonës që do të ushtojnë pandalur në përkrahje të klubit të tyre, kundrejtë 20 mijë fansave të Real Madridit të cilët do të kenë shumë vështirë për tu gjetur në këtë stadium.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës [ 4-3-3 ]: Claudio Bravo; Gerard Pique, Jordi Alba, Daniel Alves; Jeremy Mathieu, Xavi Hernandez, Andres Iniesta,  Javier Mascherano; Luis Suarez , Lionel Messi, Neymar.

Real Madrid

Real Madridi hyn në këtë takim si kurrë më parë, i nxehtë për tu rikthyer atje ku ishin pak javë më parë. Pas barazimit ndaj Vilarealit dhe humbjes nga Atletik Bilbao, Reali do të zbresë ne fushë ku do të tentoj të shfryhet që nga minuta e parë.

Për taktikën e Ancelottit nuk kemi shumë për të folur, pasi loja që bënte Reali Madridi para disa javëve, ishte vërtetet e frikshme, një gjë të tillë Mbretërit pritet ta bëjnë edhe ndaj Barcës.

Pra Mbretërit në këtë takim do të futen për asgjë tjetër përpos fitores, pasi nuk i konvenon asnjë rezultat tjetër, në Camp Nou, i cili pritet të jetë i mbushur me Blaugranasit, të cilët nuk do të ndalen për 90 minuta.

Ashtu si Barcelona që ka Messin edhe Reali ka armën e fortë, e kush mund të jetë tjetër pos Cristiano Ronaldos i cili po tregohet shumë efektiv në El Clasicot e fundit dhe po shënon mjaftë gola. Portugezi dukshëm vërehet se ka fituar shumë vetbesim, dhe mund të jetë kyç në takimin e sotëm.

Përpos Ronaldos, që konsiderohet më i rrezikshëm janë edhe lojtarët tjerë si Bale, Benzema dhe Ico të cilët së bashku sulmojnë për mrekulli kundërshtarin.

Humbja në këtë ndeshje Realin do ta lë atë përsëri në ndjekje të rivalit të përbetuar, përsëri në pozitën e dytë por me katër pikë prapa.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit[ 4-3-3 ]: Iker Casillas; Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Daniel Carvajal; Toni Kroos, Luka Modric, Isco; Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale.

Barcelona - Real Madrid

Ndeshjet e fundit  të zhvilluara mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndeshjet e fundit Barcelonë - Real Madrid

Statistika: Messi vs Ronaldo

Lionel Messi
La Liga: 27 ndeshje, 32 gola, 14 asistime
Champions: 8 ndeshje, 8 gola, 3 asistime
Kupat e tjera: 5 ndeshje, 3 gola, 4 asistime
Totali : 40 ndeshje, 43 gola, 21 asistime

Cristiano Ronaldo
La Liga: 24 ndeshje, 30 gola, 11 asistime
Champions: 8 ndeshjem 8 gola, 3 asistime
Kupat e tjera : 7 ndeshje, 3 gola, 2 asistime
Totali: 39 ndeshje, 41 gola, 16 asistime.

Epilogu i këtij takimi

Takimi pritet të jetë mjaftë dinamik dhe me shumë gola, ku deri në minutën e fundit priten të jetë drithërrues dhe emocionues. El Classico në historinë e saj njihet për shumë gola dhe ndeshje me shumë ritëm.

Nga njëra anë, dueli i shumë pritur i kolosëve të futbollit botëror mes sulmuesit më të mirë në botë Lionel Messi dhe lojtarit më të mirë në botë Cristiano Ronaldos, dhe nga ana tjetër dueli mes brazilianit Neymar dhe uellsianit Balle.

Tensioni ndërmjet dy trajnerëve është rritur që nga ndeshja e parë, por ata do të tentojnë të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë vetëm në fushë.

Sipas praktikës cila skuadër do të dominoj me posedimin e topit gjatë ndeshjes pritet të vendoset edhe fituesi i derbit.

Pozita kyçe e Realit pritet të jetë sulmi. Dy lojtarët Sergio Ramos dhe Luka Modric do ta kenë detyrën kryesore të udhëheqin skuadrën në këtë takim. Ndërsa te Barcelona rolin kreysor e ka mesfusha.

Kalkulime nuk ka, në ndeshje të dyja skuadra hyjnë për fitore, por se cila do të jetë triumfuese në fund, për këtë mund ti pyetni vetë akterët e takimit.

Mirëpo thuhet se këtë derbi do ta shikojnë 3 miliardë njerëz, anembanë botës dhe për këtë El Classico quhet “Derbi i planetit”.

Parashikim i autorit : Barcelona 2-3 Real Madrid

Përgatiti: Zekirja Mexhiti

Lajme të ngjashme

Back to top button