Fundjavë e ngjeshur në Ligën e parë dhe të dytë

Në sportin vendor sot dhe nesër do të kemi mjaft duele interesante si në Ligën e parë, ashtu edhe në atë të dytë.
Kryendeshja do të luhet në Tetovë, në mes Shkëndijës dhe Teteksit. Edhe pse në mes këtyre dy ekipeve ka një dallim të madh si në renditje ashtu edhe në kualitet, epitetin derbi e merr vetëm shkaku i rivalitet se dy ekipet janë nga Tetova. Ndeshjen e fundit që këto dy ekipe e kanë luajtur mes vete, e ka fituar Shkëndija me rezultat të ngushtë 2:1.

Në ndeshjet tjera të xhiros së 21 takohen: sot Renova – Sileksi dhe Rabotniçki – Bregallnica, ndërsa të dielën luhen edhe duelet e mbetura, Metalurgu – Turnova dhe Vardari – Pelisteri, e kjo e fundit gjithashtu është derbi i javës.
Në Ligën e dytë derbi do të luhet në Manastir në mes Mlladost CD dhe Gostivarit, dy ekipet që mbajnë pozitën e dytë dhe të tretë. Gjithashtu duel interesant do të luhet edhe në mes Vëllazërimit dhe Makedonija Gj. P, ndërsa pritet që Shkupi të ketë detyrë të lehtë kundër Napredokut të fundit.

Skuadra e Dritës do të jetë mysafire në lagjen Maxhari të Shkupit, ku do të përballet me skuadrën e Euromilkut. Ndeshja e vetme ne kuadër të Ligës së dytë që luhet të dielën është Kozhufi – “Skopje”.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button