Vazhdon bllokada në kufirin e Maqedonisë me Kosovën

Vazhdon bllokada tregtare e Kosovës për prodhime të Maqedonisë, që filloi të premten, ndërsa transportuesit nga “Makamtrans” tashmë ditën e tretë po e bllokojnë kufirin kosovar. Bllokada në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Jazhincë nga ana e transportuesve të Maqedonisë e ndërpreu qarkullimin për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dje e ftoi zëvendëskryeministren dhe ministren e Kosovës të Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila në tv duel të përbashkët, në të cilin do t’i përballin argumentet në interes të së vërtetës dhe tejkalimit të gjendjes së sapokrijuar ndërmjet dy shteteve.
“Edhe unë edhe Ju jemi dëshmitarë të një gjendje mjaft të pakëndshme në të cilën u gjendën vendet tona gjatë disa ditëve të fundit. 

Në opinionin e të dy vendeve qarkullojnë informata të ndryshme dhe ekzistojnë mendime të ndryshme rreth motiveve, shkaqeve, fakteve dhe argumenteve në të cilat bazohet gjendja aktuale. Kjo shkakton huti dhe nuk kontribuon për tejkalimin e situatave. Mendoj se qytetarëve ua kemi borxh të vërtetën. Për këtë arsye Ju ftoj dhe bëj thirrje për paraqitje të përbashkët televizive, që sot, ku para syve të opinionit do të mund t’i prezantoj argumentet tona, ndërkaq qytetarët të nxjerrin konkludim.  

Radiotelevizioni i Kosovës kumtoi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar shpejtë të tejkalohen moskuptimet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe e ka angazhuar të zëvendëskryeministren dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila që problemi të zgjidhet më së voni deri sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button