fbpx

Zaev: Qeveria kalimtare është zgjidhja për kthim të lirisë

Në takimin e sotëm Zoran Zaev dhe ambasadori italian në Maqedoni kanë biseduar për zhvillimin e situatës politike në Maqedoni dhe mbi mundësitë e daljes nga kriza politike.

Lideri socialdemokrat ka thënë se autoritetet evropiane kanë konfirmuar shqetësimin e tyre për bisedat e përgjuara, si BE-ja, OSBE-ja, OKB-ja.

Për çdonjëri është më se e qarë se në Maqedoni mungon sistemi gjyqësor dhe drejtësia. Kemi invazion të institucioneve nga një grup i vogël në krye me Gruevskin të cilët janë të detyruar ta bëjnëë punën e tyre për interesat e ngushta personale dhe të biznesit. Pushteti nuk ka legjitimitet dhe solucioni i vetëm është qeveria kalimtare që do të japë dritën jeshile për kthimin e demokracisë në shtetin tonë” ka deklaruar Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button