Lëvizja qytetare “Nëna dhe fëmija” nesër protesta në Tetovë

Lëvizja qytetare “Nëna dhe fëmija” nesër në Tetovë organizon marsh protestues me moton “Ndërrojmë lodrat për filtra”,  në shenjë pakënaqësie për ndotjen alarmante të ajrit në rajonin e Pollogut. Ata u bëjnë thirrje gjithë nënave që tu bashkëngjiten në protestën e nesërme e në veçanti drejtuesve të  institucioneve që të lënë mënjanë interesat personale dhe partiake dhe të veprojnë për të mirën e banorëve të këtij rajoni. Protesta e nesërme do të përfshijë disa  aktivitete edukativo-arsimore në sheshin e Tetovës, do të ketë edhe marsh protestues ndërsa do të përfundoj me lënien e lodrave nga ana  e fëmijëve në sheshin  Iliria bashkë me mesazhin  “Ndërrojmë lodrat për filtra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button