Afrimi i përvishet muzikës

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi i cili gjashtë muaj më parë e kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se tashmë i është përveshur punës rreth albumit të ri.

“Janë bërë gjashtë muaj që jam martuar. Dhe tash pasi që kaluan ato procedurat fillestare të martesës po punoj në albumin tim të ri i cili do të ketë 11 këngë”, ka thënë këngëtari i cili mes tjerash ka bërë të ditur që albumi do të jetë i gatshëm për treg në muajin tetor.

“Kah muaji tetor shpresoj që do të finalizohet albumi. Tamam në prag të festave kur edhe ne fillojmë të bëjmë xhirimet. Mendoj se është koha e duhur kjo”.

Ndryshe Muçiqi ka shtuar se angazhimet e tij aktualisht po zhvillohen edhe në diasporë dhe nëpër ahengje familjare./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button