Jahjaga: Jo bashkim me Shqipërinë!

Presidentja Jahjaga bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e sheh si ide të shekullit të kaluar. Ajo thotë se tani Kosova synim të vetëm ka integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Zvicër ka folur për mediat atje, rreth shqetësimit me emigrimin masiv të kohëve të fundit të kosovarëve, por edhe për sfidat tjera të shtetit të ri.

Jahjaga në një intervistë për gazetën zvicerane “Tagblatt”, ka thënë se është e vërtetë se muajve të fundit Kosova ka pasur probleme me emigracionin e paligjshëm, por sipas saj ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por i gjithë rajonit, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se arsyet e migrimit janë kryesisht ekonomike dhe perspektiva jo e qartë e integrimit europian, por edhe ajo se qarqe të caktuara kriminale kanë shfrytëzuar manipulimin e qytetarëve për të përfituar prej tyre.

E pyetur rreth asaj se si e sheh dëshirën e shprehur hapur nga shumë të rinj kosovarë për një shtet të madh shqiptar, ku do të përfshihej edhe Kosova, Jahjaga ka thënë se vendi tani ka ambicie tjera.

Presidentja ka thënë se tani jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është koha që të realizohen ide të shekullit të kaluar. Sipas saj qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. E nderuara Presidente Atifete Jahjaga,, rruga me e shkurt per integrim e vendit ne BE eshte rruga drejt Shqiperise..,!

  2. E dashur Presidente.Mos valle bashkimi i dy Gjermanive ishte nje enderr utopike e shekujve te shkuar?!!!

  3. Kësaj znj. servile Jahjaga, presidente e dalë nga zarfi i Dellit, këtu do t´i shtroja vetëm ca pyetje:

    1. Nëse ideja e RIBASHKIMIT kombëtar qenka ide e shekujve të kaluar pse ju demonkratë e demonkrate po i frikësoheni aq shumë, po e pengoni aq shumë, po e mohoni aq shumë?!
    -Lidhur me këtë VËRTETOJENI NËSE UA MBAJNË KOKA-PRISHURAT TUAJA, – ME REFERENDIM GJITHËPOPULLOR KUDO NË TROJET SHQIPTARE, – MERRENI VERDIKTIN E POPULLIT, -PO OSE JO! PASTAJ E REALIZOJMË ATË!
    -Ashtu, e mbyllim këtë çështje kaq të “diskutueshme” dhe të “parealizueshme” sipas jush o kokëshkretë e kokëshkreta politikanë e politikane shkurtpamës dhe shkurtpamëse!
    2. Nëse kjo ide qenka që i dëmton Shqipërinë dhe Kosovën me Viset tjera SHQIPTARE , që sot e një shekull e ca vite më shumë…, janë ndarë PADREJTËSIHT nga shteti amë-Shqipëria; përse Gjermania DEMOKRATIKE kërkoi RIBASHKIMIN me pjesën tjetër të saj?!
    -Po, nëse qenka kjo ide e dëmshme, anti-demokratike, anti-europiane, anti-amerikane, pse këto shtete fuqi botërore, e lejuan Gjermaninë të RIBASHKOHET, madje paqësisht, shumë mrekullueshëm?!-
    A nuk jeni të vetëdijshëm o “të uruar” se, -ashtu siç do të duhet të ndodhte menjëherë pas luftës sonë çlirimtare shqiptare në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Iliridë?!
    -Për vet faktin që:
    ATDHEU, PA RIBASHKIM,
    S´PO GJEN SHPËTIM!
    PRAP PO E KËRCËNON LUFTA!
    Pra,e dhe për hir të paqes dhe të zhvillimit në rajonin tonë, jo dëshirë e madhe shekullore arbërore e cila jeton e freskët gjer në ditët tona, duhet të realizohet e jo të pengohet…
    3. Po, a keni menduar ju moj znj, e z. demonkratë dritëshkurtër që ishit dhe jeni kundër kësaj ideje MADHËSHTORE HISTORIKE dhe të DOMOSDOSHME, -SA VET LIRIA, PËPARIMI DHE BARAZIA e shtetit shqiptar me popujt dhe shtetet tjera në Ballkan, Europë dhe në botë -që, nëse ndryshojnë konjukturat e sotme euro-atlantike të gjeostrategjike botërore imperialiste; -pra nëse Europa nuk do të jetë UNIKE , -siç është sot së paku në përpjekje dhe në paraqitje të saj, – duke mos i harruar mospajtimet ekonomike që po ziejnë atje- në veçanti , -dhe, të tjera mospajtime në përgjithësi ; të shteteve që janë sot në gjirin e saj, atëherë Shqipëria Jone Natyrale, si do të gjendet në pozicionet e saj, përballë kësaj ndarjeje?!
    Mendoj që, në një rast të tillë Shqipëria e COPËTUAR DHE E RICOPËTUAR, do të kishte pozicione shumë të palakmueshme për ardhmërinë e saj. Prandaj, kombit shqiptar i duhet që sot RIBASHKIMI territorial, ashtu do të sigurohemi t´i përballojmë rreziqet që mund t´i kanosen përballë zhvillimeve të “reja” të politikave ndërkombëtare imperialiste, me orekse të papërmbajtura kolonialiste dhe pushtuese të shteteve fqinje në veçanti dhe më tej të shteteve me këto ambicie pushtuese në përgjithësi.
    21 Mars. 2015

  4. Oh te lumte goja o Fadil! O Vlla! E keqja eshte se ketyre Politikareve te sotem ( me fal per shprehjen vulgare ) u ka plas cipa,, e nuk u vlen me logjika!!!

  5. VËRTET QË DISA POLITIKANË SHQIPTARË BURRA DHE GRA, QENKAN TË GODITUR NGA VIRUSI ANTISHQIPTAR DHE I JAPIN MUNDËSI DHE TË DREJTA SHOVINIZMIT TË RI NË BALLKAN, QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA TË MBETET GJITHMONË VASALE E SHTETEVE FQINJË. KUR PARA 100 VITESH ATDHETARËT SHQIPTARË, BURRAT E MENÇUR TË KOMBIT KËRKONIN ÇLIRIMIN NGA PUSHTIMET SHUMËSHEKULLORE, KËRKUAN PAVARËSINË POR EDHE PERPSEKTIVËN E BASHKIMIT TË TROJEVE ETNIKE. NUK DI DHE NUK MUNDEM TË KUPTOJ KUSH FSHIHET PAS MENDIMEVE TË ZONJËS JAHJAGA QË JEP KËTO PORCIONE TË HEMUARA. JO ZONJA JAHGJAGA, KOMBI DUHET TË BASHKOHET O SOT O KURRË. NËSE KE MENDIME TË KUNDËRTA, DO BËNI MIRË TË LARGOHENI NGA POLITIKA SEPSE DO MERRI MBI VETE BARRËN E RËNDË HISTORIKE DHE NDËSHKIMIN MBARËSHQIPTAR. EUROPA TË MBAJË MIRË MËND SE SI NA KA KATANDISUR DHE SOT AJO ËSHTË PËRSËRI QË KËRKON TË NA MBAJË VASALË TË FQINJËVE DHE TË PËRBUZUR E PA ASNJË TË DREJTË KOMBËTARE. TË KËRKOSH BASHKIMIN KOMBËTR NUK ËSHTË PARADOKS ASHTU SI E TRAJTONI JUVE ZONJA JAHJAGA POR, NJË DETYRË URGJENTE NË TË MIRË TË SHQIPTARËVE. JUVE MOS U TREMBNI SE NUK JA U MERR KUSH POSTIN QË KINI . KUPTOHET, TË GJITHË JUVE QË GËZONI KËTO OFIQE NË PUSHTETET AKTUALE, NUK DO DËSHIRPONI KURRË BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. MOS BËNI GABIME TË TILLA SEPSE POSTET NUK JANË TË PËRJETSHME, TROJET TONA JANË TË PËRJETSHME DHE I GËZOFSHIN SHQIPTARËT. GJITHSESI RESPEKTE.

  6. Normal se pastaj qobaneshat sun bohen Kryetare nuk e di a kishe mujt me punu ne Kuzhin te Presidences pas Bashkimit…!

Back to top button