Mourinho mohon spekulimet për Pogban tek Chelsea

Chelsea nuk është e interesuar ta transferoj yllin e Juventusit, Paul Pogban. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës londineze, Jose Mourinho.

“Unë nuk flas për Pogba apo lojtarë të tjerë. E vetmja gjë që unë mund t’ju them është se ne e llogarisim në lojtarët tanë në mesfushë. Fabregas, Matic, Ramires, Rubenit, Mikel midis këtyre djemve ne kemi një grup të mirë”, ka theksuar ai.

“Sezoni tjetër edhe Ruben Loftus-Cheek do të garojnë për një vend në ekipin e parë. Për momentin ne jemi duke e mbrojtur atë. Sezonin tjetër ai nuk do të jetë një numër, ai do të jetë një lojtar”, shtoi portugezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button