Bashkon shqiptaret në javën e modës njujorkeze

Nën etiketimin ‘Java e modës në New York’, fotografi i mirënjohur me famë botërore Fadil Berisha ka mbledhur të gjitha bukuroshet shqiptare për një foto sesion.

Në vendet më të bukura bregdetare në Shqipëri, siç shkruan tribuna, me veshjet e Sherill Hill, bukuroshet Marigona Dragusha, Diana Avdiu, Angjela Martini, Xhesika Berberi e shumë të tjera, kanë pozuar mahnitshëm përballë Berishës.

E duke qenë se edhe koha ishte në favorin e tyre, siç ka treguar fotografi, mjeshtëria e tij s’ka pas të ndalur.

Por, në këtë set fotografish kësaj radhe nuk kanë munguar as meshkujt, ndërsa vendi që janë bërë fotot duket të jetë plazhi i bukur i Dhërmiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button