Shkëndija-Teteks pa “Vojvodët”!

Në përballjen e xhiros së 21-të ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit nuk do të jenë të pranishëm tifozët e skuadrës kundërshtare, ‘Vojvodët’. Ky vendim është marrë pasi që askush nga rradhët e Teteksit nuk është përgjigjur thirjeve nga tabori i Shkëndijës, për të organizuar hyrjen e tifozëve.

Për këtë janë njoftuar edhe organet kompetente dhe përgjegjësit e FFM-së në krye me komesarin për siguri Zoran Sazdov. Pasi Shkëndija ishte e detyruar që më së voni të enjten ora 13:00 në MPB sektori Tetovë të paraqiste detale në lidhje me organizimin e takimit dhe në pamundësi për tu lidhur në kontakt me kolegët nga rradhët e Teteksit, është marrë vendim që mos lejohet prania e grupit të tifozëve ‘Vojvodi’, ndërsa nuk ndalohet hyrja për shikuesit e zakontë që do të jenë të vendosur në tribunat Jugore dhe Veriore.

Kujtojmë se Shkëndija ka kërkuar të ndjek të njëjtat rregulla si në ndeshjen e fundit me Teteksin javë më parë, kundërshtari kishte rolin e vendasit. Atëherë nga Shkëndija u kërkua të marrë përgjegjësi për sjelljen e grupit të tifozëve ‘Ballistët’ dhe u siguruan (u blenë nga Shkëndija) 300 bileta për ultrasit. Shkëndija mori lëvdatë edhe nga FFM-ja për organizimin dhe sjelljen e tifozëve në ndeshjen Teteksi-Shkëndija (1:2), ndërsa duke dashur që sërisht gjithçka të jetë në nivel më të lartë të organizimit ‘kuqezinjtë’ kërkuan të ndjekin procedurat e njejta. Mirëpo, pasi hasën në vesh të shurdhër nga drejtuesit e Teteksit, detyrimisht u soll vendimi jo aq i popullarizuar, për ndalesë të pjesëmarjes së organizuar të tifozëve mysafirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button