Fanella e Ozilit më e shitur se ajo e Bale

Përballja mes Gareth Bale e Mesut Ozil gjatë këtij sezoni nuk do të kufizohet vetëm në termat futbollistikë pasi një gjë e tillë po ndodh edhe në sektorin e marketingut dhe performancën komerciale të dy lojtarëve. Për momentin, çmimi i kripur me të cilin Bale u ble nga Tottenhami nuk justifikohet në krahasim me gjysmën e shumës me të cilën u shit turko gjermani te Arsenali.

Sipas tabloidit “Daily Mail” që ka kryer një studim, lojtari më i ri i “Topçinjve” po e fiton betejën me Bale për numrin e fanellave të shitura pasi për çdo 5 të tilla ta shitura për Ozil në Londër, Bale shet vetëm një në Madrid. 

Të dhënat publikohen në faqen e specializuar “UKSoccershop.com” ku administratori i deleguar Simon Pretswell shpjegon se duke lënë mënjanë meritat e padiskutueshme të Bale në fushën e lojës, një pjesë e nxehtë dhe kritike për klubet mbeten edhe të ardhurat që përfitojnë nga lojtari. 

Gjithsesi, kjo nuk është një risi, pasi uellsiani nuk ka qenë një magnet për tifozët as në periudhën kur luante për Tottenham, pasi fanelat e shitura në afërsi të “White Heart Lane” nuk i kanë plotësuar asnjëherë pritshmëritë e shoqërisë së drejtuar nga presidenti Daniel Levy, pasi në Angli ligjin e bëjnë emra të tjerë si Wayne Rooney, Robin van Persie, Steven Gerrard e Fernando Torres.

Lajme të ngjashme

Back to top button