fbpx

Mjekësia Ligjore: Vdekja e foshnjave nga shkaqe natyrore, jo nga vaksina Diteper

Foshnja nga Studeniçani që dyshohej se vdiq nga komplikime pas marrjes së vaksinës, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Kështu deklaroi për Alsat-M, babai i foshnjës i cili sot mori në dorë rezultatet nga Mjekësia Ligjore.

Nga Mjekësia Ligjore konfirmuan se ekspertiza është kryer dhe se tashmë dihen arsyet përse dy të miturit ndërruan jetë. Rezultatet do të dërgohen zyrtarisht në Prokurorinë e cila kishte ngritur nismën për kryerjen e ekspertizës. Përgjigje nga Prokuroria publike se deri ku është procedura, nuk morëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë, në reagimin e marrë, njoftohej se fëmijët nuk kanë marrë fare vaksinë, sipas verifikimit në terren, nga një komision. Për rastin reagoi edhe një grup prindërish, të cilët në dhjetor dorëzuan kallëzim penal në Prokurorinë publike se Ministria e Shëndetësisë furnizohet me vaksina të pasigurta për fëmijë nga Bullgaria. Autoritetet sqarojnë se vaksinat që përdoren në Maqedoni janë të sigurta.

Lajme të ngjashme

Back to top button