Ademi refuzon heqjen e matematikës nga matura shtetërore

Ministri Abdilaqim Ademit, sot e përsëriti qëndrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, se lënda e matematikës në maturën shtetërore do të jetë në nivel themelor dhe se kjo risi e cila duhet të vendoset nga ky vit shkollor është paralajmëruar para dy vjetësh. Theksoi se përmes debatit publik do t’i informojë maturantët pse është i dobishëm ky vendim.

“Bëhte fjalë për nivel themelor, e jo për nivel të avancuar të matematikës. Në vitet e kaluara ka pastu nxënës që e kanë zgjedhur matematikën në nivel themelor dhe nxënës që kanë zgjedhur nivel të avancuar dhe nuk ka pasur kurrfarë problemi me kalimin. Kështu që unë besoj në kapacitetin e maturantëve se mund të japin provimin e matematiklës në nivel themelor, deklaroi Ademi gjatë vizitës në Fakultetin matematiko­natyror.

Në lidhje me protestën e djeshme të maturantëve dhe kërkesën që e parashtruan deri në MASH, Ademi tha se do të shqyrtohet edhe se Ministria do t’i informojë edhe maturantët edhe opinionin për avantazhet e dhënies së maturës shtetërore.

“Matura shtetërore është e pranuar në mbarë botën dhe çdo maturant që arrin të japë provimin e maturës shtetërore në Maqedoni, mundet lirisht të regjistrohet në cilindo qoftë universitet ose fakultet, jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë botën. Kështu që përmes një debati dhe informimi ne do të insistojmë t’i bindim nxënësit se është para se gjithash për progresin e tyre si dhe për procesin arsimor në Republikën e Maqedonisë dhe se nuk është keq të jepet provimi i matematikës”, tha Ademi.

Shtoi se në botë matematika si dhe gjuha amtare janë lëndë të domsodoshme dhe se në këtë mënyrë mund të konfirmohen afinitetet e nxënësve për arsimimin e tyre të mëtutjeshëm të lartë. Dekani i Fakultetit teknologjik­metalurgjik, Aleksandar Dimitrov konsideron se matematika duhet të jetë lëndë e detyrueshme për shkak se, siç tha, ajo është baza e të gjitha shkencave fundamentale, do t’u ndihmojë t’i kuptojnë edhe shkencat e tjera natyrore dhe logjikisht t’i zgjidhin problemet jetësore. Megjithatë, konsideron ai, nevojitet model i veçantë për nxënësit, të cilët kanë pasur më pak orë të matematikës në mësim.

Lajme të ngjashme

Back to top button