LSDM dorëzon edhe 21 padi penale në Prokurori

Edhe 21 padi penale u dorëzuan sot në Prokurori nga opozitarja LSDM kundër më shumë se 17 personave të dyshuar për vepra penale gjatë procesit zgjedhor. Në deklaratën e saj, Radmilla Shekerinska, tha se  LSDM-ja nuk beson në pavarësinë dhe objektivitetin e sistemit gjyqësor në Maqedoni, por dorëzimin e padive penale e bën me qëllim që të dëshmojë se ata respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet. Ndërkohë, duke komentuar deklaratën e ish prokurorit publik Lupço Shvrgovski, Shekerinska tha se ajo konfirmon dy gjëra, se bisedat telefonike që prezanton LSDM-ja janë autentike dhe konfirmon tezat e LSDM-së lidhur me atë se si pushteti sheh sistemin gjyqësor dhe prokurorinë në vend.

“Me deklaratën e tij vërtetohet se për Qeverinë dhe njerëzit e afërt të tyre, Prokuroria ka qenë vetëm një dorë e zgjatur e pushtetit ekzekutiv, as që ka qenë e pavarur. Kjo është shkelje e parimeve themelore kushtetuese, kjo tregon qartë pse gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara, asnjëherë Prokuroria Publike nuk mori guximin që të ngrejë padi penale për cilindo nga njerëzit kryesor të pushtetit, qoftë për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo për krim ose për korrupsion. Mendojë se deklarata e Shvrgovskit demanton Gruevskin dhe ata rreth tij në të gjitha gënjeshtrat që po i shpërndajnë këtyre ditëve. Bisedat telefonike janë autentike dhe Prokuroria tërë kohën ka funksionuar nën diktatin e drejtpërdrejt politik” tha Sheqeriska.

Lajme të ngjashme

Back to top button