Arrestohet fansi i Stresit, la çantën me mbishkrimin “Bombë për qeverinë”

Në shkollat e Tiranës dhe Durrësit është bërë modë që të jepen alarme të rrejshme për bomba.

Ermir V. është arrestuar të enjten për shkak se kishte lënë një çantë te shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, me një mbishkrim: “Bombë për qeverinë”.

Shokët e adoleshentit kanë thënë për Panorama se ai është një fans i këngëtarit Stresi, i arratisur së fundmi nga policia. Stresi njihet për mesazhet e tij antiqeveritare.

Ndërkohë, adoleshenti po hetohet për përhapjen e informacioneve që sjellin panik. 17-vjeçari ka thënë në polici se nuk ka asgjë me qeverinë, por thjesht kërkonte që të bënin një ditë pushim.

“Çantën e lashë meqë është kthyer në modë kohët e fundit”, ka thënë djaloshi.

Ndërsa reagimin e Stresit për këtë lajm, mund ta shihni më poshtë.

stresiwt

Lajme të ngjashme

Back to top button