Vetëm 5 për qind e administratorëve do të marrin rrogën e 13

Institucionet shtetërore dhe ato të sektorit publik kanë për detyrim që të shtrojnë në ministrinë e financave dhe ministrinë për shoqëri informatike sistematizimin e ri i cili duhet që të harmonizohet me ligjin për zyrtarët administrative që ka hyrë në fuqi në shkurt t këtij viti.

“Deri më tani vetëm 5 për qind e administratorëve kanë paraqitur sistemimin e ri. Që të azhurnohet ku transformim dhe që të jetë më i kuptueshëm, nga Shtipi kemi filluar me një seri tribunash”, tha ministri për shoqëri informatike.

Ai tha se së bashku me ekipin e tij profesional  do të tregojnë për harmonizimin e akteve të reja të punës  të cilët duhet të parashikojnë vende të lira pune .

“Me ndryshimet e reja ligjore, 5 për qind e të punësuarve në institucionet shtetërore  dh institucionet e sektorit publik  të cilët do të vlerësohen më lartë do të marrin rrogën e 13. Kjo do të thotë nëse një institucion ka 100 të punësuar , pesë më të mirit do të marrin rrogën e 13 që do të jetë ë lartësinë e rrogës që merr i punësuari”, tha Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button