Vepra e Fatos Lumanit në Filharmoninë e Maqedonisë, në Tetovë

Filharmonia e Maqedonisë, të premten , më 13 shator  mban koncert në pallatin e kulturës në Tetovë. Pas koncertit me datë 12 shtator në qytetin e Kavadarit, ky institucion shtetëror do ta vazhdojë maratonën e tij koncertale në Tetovë, orkestër e cila pas shumë viteve rikthet në këtë qytet dhe këtë herë me një paraqitje ndryshe nga ato të mëparshmet.

Në programën koncertale që Filharmonija do ta realizojë në Tetovë, për herë të parë në programën e manifestimeve vjetore që i bën ajo, do të kemi rastin ta përjetojmë dhe dëgjojmë veprën e një kompozitori shqiptar nga Maqedonia, Fatos Lumani.

Vepra e këtij krijuesi, e cila do të interpretohet natën e së premtes është “Koncert Rapsodi”, e shkruar për orkestër harqesh, violinë dhe piano, e bazuar në motive muzikore folklorike shqiptare. 

Premiera botërore e kësaj vepre ka qenë në vitin 2004, e interpretuar në Tiranë nga Orkestra e Akademisë së Arteve të Tiranës, kurse me 13 shtator në Tetovë do të jetë premiera e kësaj  vepre në Maqedoni.

Përveç veprës së lartëprmendur, programi koncertal i Filharmonisë së Maqedonisë përmban edhe vepra nga Trajko Prokopiev, Xhoakino Rosini, Gaetano Donizeti dhe Zhorzh Bize, me solist Gonca Bogoromova, Ana Kondratenko dhe Vesna Angelova, nën udhëheqjen e dirigjentit Borjan Canev. Koncerti do të mbahet në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë të Tetovës, në orën 20.00. 

Lajme të ngjashme

Back to top button