Pse Stavreski ka dashur “ t’ia nxij jetën” një bashkëpunëtori?

Ministri i financave Zoran Stavreski dhe Ministrja e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në bombën e publikuar nga Zaev kanë biseduar për fatin e juristit në Ministrinë e financave Kiril Donevski.

Jankullovska dhe Stavrevski bisedojnë për juristin edhe në bombat e para të publikuara kushtuar gjykatave, para dy javëve.

Në bisedat e para të publikuara Stavrevski i ankohet Jankullovskës se bashkëpunëtori i tij më i mirë dhe më i afërt, juristi Kiril Donevski nga Velesi ka vendosur që të largohet nga Ministria e financave dhe ka konkurruar për punë në gjykatën e apelit, por më herët nuk e ka informuar ministrin se është paraqitur në konkurs.

Në bisedat e mëtejshme Stavrevski ndjehet i fyer dhe së bashku me Jankullovskën habiten si ka mundësi që Donevski të punësohet në gjykatë, edhe pse nuk ka qenë anëtarë i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së dhe pse ka qëndruar neutral sa i përket politikës.

Në bisedën e dytë mes Jankullovskas dhe Stavrevskit kushtuar Donevskit, që u publikua mbrëmë, ministri kërkon këshilla nga kolegia se si “t’ia nxij jetën” këtij njeriu pasi të largohet nga Ministria e financave. Qëllimi i Stavreskit, siç dëgjohet në incizimet, është që Donevski të mos pranohet në punë në gjykatën e apelit dhe për këtë shkak i duhet ndihmë nga Jankullovska që të ndikojë nëpërmjet linjës partiake.

Stavreski dëshiron ti hakmerret Donevskit, edhe pse siç thotë vet ministri, ky jurist nga Velesi ka qenë punëtor i mirë, i zgjuar dhe i ndershëm.

Kiril Donevski nuk është më i punësuar në Ministrinë e financave, por nuk dihet nëse ka arritur të pranohet në punë në gjykatën e apelit.

Dëgjoni nga minuta e 28:00

Lajme të ngjashme

Back to top button