Tregu i boshatisur, tezge të improvizuara kudo në rrugët e Tetovës

Një vit nga lëshimi në përdorim i tregut të shitjes me shumicë thuajse asgjë nuk ka ndryshuar në sistemimin e shitjes së mallrave të tregut. Kamion që shërbejnë si tezge të improvizuara hasen kudo në rrugët e qytetit ndërsa hapësirat e tregut me shumicë nuk gjen asgjë, vetëm një hapësirë boshe.

Sipas kompetentëve të Ndërmarrjes publike komunale – Tetova që drejton me tregjet, askush nuk tregon interes për të shitur në tregun me shumicë.

Inspektorët komunal thonë se nuk do të lejojnë më që mallrat që i dedikohen tregut të shiten nëpër rrugët e qytetit. Sipas Xhevdet Bafqari nga njësia e punës “tregu” pran ndërmarrjes komunale, shitja duhet të bëhet vetëm në tregun për shitje me shumicë dhe tregun e gjelbër.

Tregu për shitje me shumicë është pranë stacionit të autobusëve dhe ka 3000 metër katrorë sipërfaqe.

Tregtarët ankohen se harxhimet janë të mëdha dhe se nuk mund të marrin një parcelë në tregun e shitjes me shumicë. Disa nga tregtarët thonë se tregu është hapur në një zonë shumë largë pikave frekuentuese dhe qytetarët e kanë më të vështirë që të lëvizin deri ne pjesën e poshtme të qytetit. Kjo sipas tyre do të bënte që të kenë më pak shitje.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button