Makraduli: Prokuroria të veproj për dorëheqjet blanko të VMRO-DPMNE-së

Dorëheqjet blanko që kanë nënshkruar deputetët e VMRO­-së dhe që dëgjohen gjatë bisedës së Kryeministrit Gruevski dhe deputetes Boneva, duhet të procesuohen menjëherë nga Prokuroria në mënyrë që të lehtësohet jeta e atyre që kanë nënshkruar këto blanco-dorëheqje, thotë ish deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli.

“Nëse duam të kthejmë pas kontrollin qytetar, duhet të forcojmë parlamentin. Aty, po pat vullnet politik, mundet vërtet që të kontrollohet qeveria, sepse mekanizmat ekzistojnë. Sigurisht se nuk mendoj se kthimi në Kuvend është i nevojshëm, kjo assesi jo, por kur flasim për institucionet duhet të fokusohem te një Kuvend tjetër. Nuk e di nëse VMRO ka mësuar leksionin se kur Kuvendin e mbyt, demokracia shpërngulet në rrugë. Kërcënimi me dorëheqjen është gjëja më e lehtë që mund të trajtohet nga Prokuroria dhe kjo duhet të procedohet menjëherë. Me këtë akt do t’u lehtësohet jeta atyre që kanë nënshkruar këto dorëheqje blanko”, thotë Makraduli.

Lajme të ngjashme

Back to top button