Konfirmohet trupi i pajetë i Uran Kupës, sot bëhet varrimi

Trupi i gjetur në fshatin Drasllajcë është i 27 vjeçarit nga Veleshta e Strugës, Uran Kupa. Konfirmimi ka ardhur nga Mjekësia Ligjore, të cilës ditë më parë i ishte dërguar trupi për obduksion. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa askush prej familjes Kupa nuk ka pranuar të flasë për rrethanat që çuan në këtë rast tragjik që tronditi opinionin strugan. Kupa ishte zhdukur që nga 6 shkurti, kurse pas disa ditëve policia kishte gjetur vetëm makinën dhe më pas edhe trupin e pajetë në Drasllajcë. Uran Kupa ishte i martuar dhe baba i një vajze 10 muajshe dhe ishte i punësuar në Komunën e Strugës në sektorin e sigurimit dhe në shumë raste shërbente si roje personale e Kryetarit të Komunës. Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16 e 30 minuta në vendin e tij të lindjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button