Ahmeti i shprehu përkrahje të plotë fqinjësisë së mirë me Bulgarinë

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i BDI­së, Ali Ahmeti, priti sot ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov.

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike si dhe nevojës për thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, integrimit euroatlantik të Maqedonisë si dhe aferës aktuale me përgjimet masive në Maqedoni. Ambasadori bullgar e njohu Ahmetin mbi situatën politike në Bullgari dhe theksoi që Sofja mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian duke theksuar gjithashtu nevojën për zhvillim të marrëdhënieve ndër fqinjësorë dhe të nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale midis Shkupit dhe Sofjes.

Nga ana tjetër, Ahmeti shprehu përkrahje të plotë për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bulgarisë si dhe kërkoi që ky proces të përfundojë sa më shpejtë, pa vonesa të panevojshme. “Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që dialogu konstruktiv midis dy vendeve tona duhet të formalizohet sa më parë me marrëveshje të dakorduar mes Shkupit dhe Sofjes”, ka deklaruar Ahmeti. Ahmeti gjithashtu theksoi nevojën për përkrahjen e Sofjes në Bruksel për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, por kërkoi edhe konstruktivitet nga Bulgaria dhe vendet tjera të BE­së për kërkesën e BDIsë për angazhim të Komisionit Evropian në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

“Një Maqedoni stabile, e integruar drejt NATO­-s dhe BE­-së, është interes i të gjithë fqinjëve dhe i gjithë rajonit, por edhe i Brukselit andaj dhe Komisioni Evropian nuk duhet të vonojë në delegimin e ekipit politik, të përkrahur nga ekspert ligjor dhe të hetuesi.

Lajme të ngjashme

Back to top button