Dënohen me 30 vite burg 7 të akuzuarit për plaçkitje të Muzeut të Maqedonisë

Shtatë të akuzuarit për plaçkitje të artefakteve nga Muzeu i Maqedonisë me publikimin e vendimit të sotëm kundër tyre kanë marrë 30 vite ndëshkim m burg.

Ish drejtori i muzeut, Pero Josifofski mori dënimin më të lartë, 8,8 vite.

Zllatko Bidevski është dënuar me 6 vjet e 8 muaj, Sofka Kushovska me 3 vjet,

Çasllav Kuzmanoviç është dënuar me 7 vjet e 8 muaj burgim, Jovan Kondijanov ka marr dënim 3 vjeçar, ndërsa Darko Krzhvoski dhe Andrej Ezhov kanë marr dënimin minimal një vjeçar.

Familjarët e të akuzuarve kanë reaguar me nervozë duke thënë se rasti është i montuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button