Shvrgovski nuk mohon bisedën ku kërkon intervenim nga Jankullovska

Lupço Shvrgovski, pas publikimit të skandalit se prokurorët i vendosin njerëzit e VMRO-­DPMNE-­së, ka deklaruar se Prokuroria publike është organ i disperzuar i qeverisë, por nuk është organ i pavarur, transmeton DW.

Ai nuk e mohon bisedën në të cilën kërkon nga Jankullovska të intervenon te ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti me qëllim që djali i kryetares së gjykatës së Apelit, Lupka Arsenievska të emërohet prokuror.

I pyetur pse ka intervenuar përmes ministres së brendshme, Jankullovska për rastin në fjalë, kur ka mundur si prokuror që vet të mbaron punën. Ai thekson se bashkëpunimi mes prokurorisë me qeverinë është plotësisht legjitim. “Opinioni nuk ka njohuri për pozitën kushtetuese të prokurorisë. Prokuroria publike është organ i vetëm, por jo edhe i pavarur. Qeveria e jep propozimin për prokuror publik, ndërsa e emëron dhe shkarkon Parlamenti. Ne jemi pjesë e disperzuar e pushtetit ekzekutiv. Në atë aspekt bashkëpunimi mes prokurorisë dhe pushtetit ekzekutiv është legjitim. ”­ka theksuar Shvrgovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button