El Clasico po afron, kush është më i mirë

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e vitit, ajo mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sfida e “Camp Nou”-t pritet të vendosë shumë për fatet e La Ligas ndaj dhe interesimi është më i madhs e zakonisht.
Sytë dhe veshët janë të drejtuara nga dy yjet e skuadrave: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me argjentinasin që numëron 32 gola kundrejt 30 të portugezit.

Ndërkohë për të krijuar një ide se cilët janë më të favorizuar për të gjetur golin vlen të dëgjohet mendimi i atyre që në këtë lojë vënë paratë, bookmakersat apo thënë shqip, kompanitë e basteve. Për sa i përket dueleve individuale ajo që mban në ankth tërë planetin është padyshim përplasja mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Argjentinasi vjen në këtë sfidë pasi i ka rrëmbyer portugezit kreun e klasifikimit të golashënuesve të La Ligas me 32 gola kundrejt 30 të portugezit. Sipas bastexhinjve, “Pleshti” është favorit për të shënuar golin e parë në El Clasico. Basti për Lionel Messin që tund i pari rjetën kuotohet me koeficientin 4.33, ndërsa koeficienti për Ronaldon që shënon i pari është 7.00.

Në krahasimin mes tyre edhe kuota për të shënuar në çfarëdolloj momenti është më e lartë për Ronaldon pasi Messi ka koeficientin 1.66 ndërsa goli i Ronaldos paguhet me 2.40.
Përsa i përket pjesës tjetër, bookmakers konfirmojnë besimin që gjeneron momenti i mirë i Luis Suarez. Uruguajani në fakt vjen menjëherë pas Messit në kuotat se cili do të shënojë i pari me koeficient 5.25, ndërsa menjëherë pas tij vjen sulmuesi tjetër i Barcelonës, Neymar me koeficientin 5.75.

Përsa i përket Realit ai që ndjek Ronaldon është Benzema, i cili kuotohet me 9.00 për të shënuaur golin e 1-0 të “Los Blancos”.
Gjykimi i bastexhinjve është i qartë, sipas tyre Barcelona ka shumë më tepër shanse për të shënuar e para.

Lajme të ngjashme

Back to top button