Prindërit e Tamarës nga Velesi janë të pa papunë

Prindërit e Tamara Dimovska prej Velesit, e cila ndërroi jetë në fillim të muajit të kaluar, tash më disa muaj janë të pa punë.

Nëna e Tamarës, Zhakilina, ka mbetur pa punë që nga muaji tetor, kur për shkak të obligimeve të koncertit humanitar për vajzën e saj, i është dashur ta lë punën edhe pse formalisht nuk ka qenë e punësuar.

Burri i saj, i cili ka qenë i punësuar në të njëjtën kompani, ka mbetur pa punë që nga dhjetori, për shkak të obligimeve në Itali, në lidhje me operimin e mundshëm të Tamarës, i është dashur të udhëtojë për një javë.

Nga burimet të Meta.mk, ai ka marrë leje nga pronari i kompanisë në të cilën ka punuar, por pas disa ditëve, përderisa ende ka qenë në udhëtim, është pushuar nga puna.

Lajme të ngjashme

Back to top button