VMRO-DPMNE: konstruksionet dhe montazhet nuk do ta shpëtojnë Zaevin as nga vetvetja

“Zoran Zaevi është i ngarkuar me procedurat hetimore që udhëhiqen kundër tij për sjellje kriminale dhe të paligjshme dhe vazhdon të punojë për interesat e dikujt tjetër dhe shpreson se nga kjo tollovi në të cilën vetë hyri me vepra të paligjshme se dikush tjetër do ta shpëtojë” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së për pres-konferencën e sotme të liderit të opozitës në të cilën ai publikoi video regjistrime nga bisedat e përgjuara të cilat, siç tha, dëshmojnë se funksionarët e qeverisë aktuale kanë vendosur gjykatësit e tyre dhe e kanë ujdisur sipas dëshirës sistemin e gjyqësisë së shtetit.

Nga VMRO-DMNE-ja në pushtet thonë që “konstruksionet dhe montazhet nuk do ta shpëtojnë Zoran Zaevin nga vetvetja dhe nga kriminelët e tij”.

“Duam ta përkujtojmë opinionin publik për ditën kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sipas listës partiake nga komisionet për kuadër të LSDM-së u përzgjodhën 617 gjyqtarë edhe njëqind prokuror publik. T’i kujtohemë Lençe Sofronievska, familjen Medarski, nënën e Karolina Asterud, Dane Ilievin, Branko Namukovskin, Llljana Ingilizovan edhe shumë të tjerë që u përzgjodhën vetëm sepse ishin bashkëshortët, fëmijët, kumbarët, prindërit, biznes partnerët dhe anëtarët partiak të LSDM-së” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button