Te Zvicra shqiptarët flasin shqip

Humbja e Shqipërisë në Islandë ishte një goditje e rëndë për ëndrrën e tifozëve kuqezi për ta parë formacionin e De Biazit në finalet e Botërorit Brazil 2014. 
Megjithatë sportdashësit shqiptarë mund të ngushëllohen disi me faktin që në eventin më të rëndësishëm futbollistik të globit marrin pjesë 5 futbollistë me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia, që do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës.

Me suksesin 2:0 të arritur në Uleval të Oslos përfaqësuesja helvete thuajse e ka siguruar kualifikimin direkt për në botëror, pasi do ti mjaftojë vetëm një pikë në dy takimet e ardhshme për të mos u varur nga rezultatet e sfidave të kundërshtarëve. 

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, pas më pak se një viti do të do të bëjnë që të flitet edhe për ne shqiptarët, për talentin që kemi në futboll, edhe pse jo në funksion të kombëtares kuqezi. 

Behrami dhe Xhemaili aktualisht luajnë në Serinë A me Napolin, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi në Bundesligë përkatësisht me Bayernin e Mynichut, Borussia Monchengladbah dhe Freiburgun.

Gjithsesi, kur grumbullohen me përfaqësuesen e Zvicrës ata qëndrojnë gjithmonë bashkë, madje edhe komunikimin e kanë më të lehtë në gjuhën shqipe. Dicka të tillë e zbulon Valon Behrami, për mediat zvicerane. “Ne shqiptarët e Kombëtares së Zvicrës natyrisht komunikojmë shqip me njëri-tjetrin. Çdo gjuhë tjetër është shumë e ngadalshme”.

Por në organikën e Otmar Hitzfeld futbollistët me origjinë shqiptarë komunikojnë në mënyre perfekte me pjesën tjetër të skuadrës me gjuhën e futbollit, që në përfaqësuesen e Zvicrës ka shumë më tepër rëndësi se origjina e lojtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button