Wolfsburg triumfon edhe në sfidën e dytë ndaj Interit

Skuadra gjermane, Wolfsburg, ka shënuar fitore 2:1 kundër Interit në sfidën e zhvilluar në Milano.

Gjermanët edhe njëherë u treguan skuadër më e mirë se italianët duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Daniel Caligiuri (24’) dhe Nicklas Bendtner (89’) shënuan golat e triumfit për gjermanët, teksa për Interin realizoi Rodrigo Palacio (72’).

Në sfidat tjera, Sevilla kaloi tutje kundër Villarrealit me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Club Brugge fitoi 2:1 kundër Besiktasit për të kaluar tutje, sikurse Zeniti që eliminoi Torinon.

Lajme të ngjashme

Back to top button