Demaçi: Maqedonia është çmendur dhe antikombëtare

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i ka quajtur të pakuptimta dhe të çoroditura veprimet e Maqedonisë për bllokadën tregtare dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Demaçi ka thënë se me këto veprime Maqedonia është duke ndjekur politikë antikombëtare dhe të çmendur.

“Të dalë sot një udhëheqje e tillë në krye të Maqedonisë dhe të bëjë një politikë kaq të çmendur, në rend të parë kundër interesit të popullit maqedonas, kjo është e pakuptimtë”, ka deklaruar Demaçi për Epoka e Re.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lëshojnë pe karshi Maqedonisë, e cila është duke u sjellë sikur të ishte ndonjë superfuqi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button