fbpx

Kopjim masiv në Indi, familjarët e studentëve kacavirren mureve të shkollës (Video)

Qindra njerëz në Indi janë ngjitur mureve të një shkolle ku po mbahej një provim në një prej distrikteve të Biharit, Vaishali në përpjekje për të ndihmuar me kopje nxënësit që po testoheshin.

Fotografitë tregojnë pamjet shokuese ku të afërm e shok të nxënësve që po i nënshtroheshin provimit pranues për në klasën e dhjetë, kacavirren nëpër mure.

Sipas mediave indiane ata po tentonin të ndihmonin nxënësit me letra kopjimi dhe mjete të ndryshme.

Por kjo dukuri nuk është duke ndodhur vetëm në Bihar por nëpër të gjithë Indinë.

Ministria e Arsimit dhe autoritetet organizuese të provimit thonë se nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse t’i përshtaten rrethanave.

Autoritetet policore thonë se kishin provuar disa herë për të ndalur këtë dukuri të kopjimit masiv që po ndodh në Indi, por studentët dhe disa nga përcjellësit e provimit organizuan protesta të dhunshme.

Sipas autoriteteve organizuese, më shumë se 1.4 milionë nxënës po iu nënshtrohen këtij provimi në Indi.

Provimi që filloi të mbahej më 17 mars, po mbahet në gjithsej 80.000 qendra shkollore në Indi.

Ministri i Arsimit në Indi, Shahi tha se “Qeveria jonë nuk mund të ndalë kopjimin masiv gjatë provimit”.

Sipas tij kjo është një sfidë tepër e madhe për vendin tonë, pasi do të rezultonte më kundërefekte të tmerrshme nga studentët dhe familjarët e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button