Horror në Colorado, 34-vjeçarja ther 26-vjeçaren dhe i merr fetusin

Një ngjarje horrori ka tronditur komunitetin e Longmont, në Colorado, ku 34-vjeçarja Dynel Catrece Lane është arrestuar për shkak se ka plagosur me thikë një 26-vjeçare, 7-muajshe shtatzënë, e më pas i ka rrëmbyer fetusin.

E reja e plagosur është operuar me urgjencë dhe do t’i duhet të kalojë një përiudhë të gjatë rehabilitimi fizik dhe psikologjik, ndërsa për fëmijën ishte thuajse e pamundur të bëhej gjë për ta mbajtur në jetë.

Agresorja kishte mundur ta fuste të renë në shtëpinë e saj, përmes një njoftimi të rremë në faqen e internetit “Craiglist” që shiste rroba për bebet dhe më pas e ka therrur atë, duke ia hapur barkun me thikë. Me t’ia marrë fetusin, 34-vjeçarja ka shkuar menjëherë në spitalin lokal, duke u përpjekur t’u thoshte mjekëve se foshnja ishte e saja dhe se kishte abortuar spontanisht.

Ndërsa 26-vjeçarja, pavarësisht hemorragjisë së madhe, arriti të njoftonte policinë, të cilët pasi i dhanë ndihmën e shpejtë asaj arritën të arrestonin edhe Dynel Catrece Lane. Ajo akuzohet për tentativë vrasjeje, plagosje të rëndë dhe vrasjen e një foshnjeje.

Policia po heton nëse 34-vjeçarja ka tentuar edhe në të kaluarën të mashtrojë gra të tjera shtatzënë, gjithnjë përmes njoftimeve false. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button