Biseda e dytë ndërmjet Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit (VIDEO)

Në bisedën e dytë ndërmjet zëvendëskryeministrit aktual Musa Xhaferit dhe ish-ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti, dy bashkëbiseduesit “qajnë hallet” se si të rehatojnë nëpër poste të sistemit gjyqësor persona të besueshëm të BDI-së, e për këtë përmendin shpesh se për veprimet e tyre kanë marrë leje edhe prej “kryetarit”…

Ua sjellim bisedën e plotë të transkriptuar…

M.XH: Fol Blerim?

B.B: Ej të lodha, ama edhe ata më kërkojnë… duhet t’ju jap…

M.XH: Po përgatitem ende… por për atë rastin që duhet t’u japim këtyre… lajmërohu te kryetari ti…

B.B: Unë fola me kryetarin, për punë tjetër… edhe e veta, ai më tha shiko me Musën.

M.XH: Shiko Blerim, nuk kam asgjë kundër bashkëpunimit… por ama ai vend nuk është i vogël… për sa kohë mund ta kompensojmë?

B.B: Shumë shpejt do të kompensojmë… në vende tjera.

M.XH: Ama në vende tjera, në nivel të njëjtë?

B.B: Po, po, do t’i kompensojmë… në princip, dëgjom për një sekondë!

M.XH: Po

B.B: Kohë pas kohe ne do të duhet të bëjmë shumë punë për njerëzit e tonë…

M.XH: Po

B.B: Për arsye se bëhet fjalë për njeriun e parë (mendohet për kryetarin e Apelit) mendoj se edhe këtë radhë duhet të japim…

M.XH: Përse? Përse mendon ashtu?

B.B: A be pse… do të më paraqitesh ti… ndërsa me këta njerëz do të duhet t’i bëj ata punë… ja vlen..

M.Xh: E nëse është i joni a nuk do të mund t’i bësh?

B.B: Shiko bëhet fjalë për djalin e kryetarit të Apelit në Shkup..

M.XH: Aha, e ai dëshiron të bëhet prokuror?

B.B: Po, po

M.Xh: Shiko, nëse ti mendon nga aspekti i… e njeh strukturën në brendi që të duhet unë nuk kam argumente politike dhe profesionale, a ja vlen apo nuk ja vlen… më kupton?

B.B: Nuk na çon në Xhenet edhe një plus… sepse është kështu..

M.XH: Por në të ardhmen do të ketë vende të tilla…

B.B: Sot, sot do të ketë shpallje për tre në Shkup… prokurorë, të tre do të jenë tonët.

M.XH: Ok

B.B: Për këtë tjetrin çfarë të bëj… për atë turkun? Në vend të Suzanës… babai është në Këshillin e Prokurorëve, dhe kur ishte Beqir Iseni, më ndihmoi mua… kur i bllokova mos ta marrin gjyqin në Tetovë.

M.XH: Si quhet ai?

B.B: Ky në mandatin e juaj të parin ishte kryetar i gjykatës… thotë Vedat…

M.XH: Aha. Nuk e di a ka ndërruar anë… çka mendon ti?

B.B: Unë e njoh personalisht… e njoh edhe babën e tij… kam marrëdhënie kolegiale… çka mendon? Unë e ndjej se kam borxh ndaj tij… më ka ndihmuar dy herë… kur kemi bllokuar… kur ka qenë më kritike.

M.XH: Ku dëshiron të shkoj ai?

B.B: Ku është Kasami, në Prokurorinë e Lartë dhe askund mos të jetë, ai Kasami… sepse sot do ta shkarkoj…

M.XH: Hajde!

B.B: Por, nuk do të jetë shef… për shef e kam gjetur një nga Gostivari, sepse nuk i përmbush kriteret…

M.XH: Pra do të jetë prokuror i lartë, por jo shef i prokurorëve

B.B: Po, po, në vend të Suzana… ku ishte Suzana Saliu..

M.Xh: Ok

B.B: Nënkuptohet, nëse këta shokët nuk kanë diçka…

M.XH: E po ajde shiko ti së pari me këto shokët

B.B: Ok, ok

Lajme të ngjashme

Back to top button