Biseda e parë ndërmjet Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit (VIDEO)

Në “Bombën” e 12-të, Zoran Zaevi ka lëshuar audio-incizim në të cilën dëgjohen dy biseda mes Musa Xhaferit dhe Blerim  Bexhetit, kuadër të BDI-së. Portali SHENJA, ju sjellë transkriptin e  bisedës së plotë:

Biseda e parë Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi

M.XH: Alo

B.B: Musë si je?

M.XH: Mirë Blerim!

B.B: Si shkon?

M.XH: Mirë, një bisedë kam… para se të shkoj në shtëpi. Ti?

B.B: Mirë be, ja isha në zyrë duke punuar pak… nesër është përzgjedhja e prokurorëve dhe m’u paraqit Gordana, një vend që është i yni, më luti nëse mundet t’ua lëshojmë atyre.

M.XH: Ku?

B.B: Në Prokurorinë në Shkup, për arsye se kandidati ishte djalë i kryetarit të Gjykatës së Apelit, më tha se e dinë që është vend i yni, por se është vend i rëndësishëm…

M.XH: Po ama, duhet të na japin ndonjë vend tjetër… sepse ne jemi bërë më… hajde mendo ti se çfarë mund të na japin.

B.B: Kështu qëndron puna… edhe herën e fundit kur ka pasur zgjedhje të prokurorëve, një vend ja kemi dhënë Mihajllo Manevski…

M.XH: Edhe ky tani… dy vende….

B.B: Edhe një vend ia dhashë aty shokut, njeri i tij ishte… ai shoku, tjetri që nuk është në Qeveri…

M.XH: E di, e di… edhe kjo tani…

B.B: Qëndron logjika e Gordanës… e vërtetë është, edhe atyre ju duhet, por edhe neve na duhet…

M.XH: Hajde mendoje…u bë shumë kjo… le të na japin edhe ata diçka… mendo ti…

B.B: Ok, ok

M.Xh: A çka mund të na japin?

B.B: Por dëgjomë, nesër do të hapet menjëherë edhe ai vendimi tjetër… për ato mjetet për shtatë vendet tjera.

M.XH: Lëre ti kur të hapen ato vendet… por për këto tre vende që po japim… duhet të gjesh balancë.

B.B: Ok, do të gjej…

M.XH: Kërko diçka konkrete… sepse nesër këta nuk do ta kenë dert…

B.B: Ok, ok… edhe diçka, a duhet me ty ose me shefin të flas, ka një vend… në prokurorinë publike, në vendin e Suzana…

M.XH: Mirë?

B.B: Në mandatin tonë të mëparshëm ka qenë kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup… dhe kur na ishte puna ngushtë me atë Beqir Isenin nga PDSH, si anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan më ndihmoi, kur ishte me Badenter…

M.XH: A është i joni ky?

B.B: Është turqeli

M.XH: Nëse nuk do të mundesh atë, kë do ta vendosësh?

B.B: Pa dallim ishin disa të tjerë.. të parëndësishëm

M.XH: Nuk e di be… të mendohemi… të bisedojmë më vonë edhe një herë…

B.B: Ok, sepse nesër në 12… të mos e maltretojmë shefin me këto punë…

M.XH: Hajde ta shoh këtë punën e fundit… tani nuk jam i koncentruar… por atë që kërkojnë ata dhe nuk i kompensojnë nuk më pëlqejnë…ne jemi pak më shumë…

B.B: Zemërgjerë….

M.XH: Ok

B.B: Ok, hajt…

Lajme të ngjashme

Back to top button