Thaçi ndryshon qëndrimin lidhur me mundësinë e përfshirjes së PDSH-së në qeveri

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ndryshon qëndrimin lidhur me mundësinë e përfshirjes së PDSH-së në qeveri. Ai tha se sot se nuk ka negociata, por bisedime të cilat duken larg realizimit për shkak të qasjes jo serioze të qeverisë për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

“Nuk kam thënë se negociojmë por ne bisedojmë me VMRO-në, dhe fjalia ime që sot vërtetohet është se ende nuk kemi mbërri tek kjo temë e mundësisë së hyrjes së PDSH-së në qeveri. Sot sërish e përsëris të njëjtën fjali, jemi shumë larg kësaj teme shkaku sepse sinqerisht nuk vërej ende ndonjë qasje serioze të qeverisë së Maqedonisë për ta debllokuar procesin integrues”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Megjithatë Thaçi tha se ka indikacione serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zhbllokimin e procesit Integrues, duke shtuar se partia e tij do të përkrah qeverinë pa rezervë, vetëm nëse ajo përkushtohet seriozisht për zhbllokimin e procesit integrues dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button