Jashari: Nëse pohimet e opozitës dalin të sakta, do ngrej procedurë për shkarkimin e prokurorit

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, në një intervistë dhënë për Alsat M, që do të transmetohet sonte në emisionin “Rruga Drejt”, theksoi se nëse bisedat që publikon opozita dhe që kanë të bëjnë me ndërhyrjen në punën e gjyqësorit vërtetohen si të sakta, do të nis procedurë në Qeveri për shkarkimin e prokurorit publik, por do të kërkojë informata edhe për gjykatësit dhe prokurorët e tjerë që eventualisht mund të jenë të përfshirë. Prokurori Publik shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Qeverisë. Jashari foli edhe për rastin Monstra dhe për pavarësinë e gjyqësorit. Intervistën e plotë do ta ndiqni në kuadër të emisionit “Rruga Drejt”, që fillon në orën 21:45.

Lajme të ngjashme

Back to top button