Bashkëshortja e Ambasadorit Amerikan për vizitë në Shkollën Wilson

Sot për vizitë në shkollën Wilson qëndroi bashkëshortja e ambasadorit amerikan z. Jess L. Baily, znj. Capie Polk Baily, e cila pas vizitës së zakonshme të kampusit, u njoh nga afër me stafin, nxënësit, kurrikulën dhe principet e punës së Shkollës Wilson.

Drejtoresha e Shkollës Wilson znj. Elita Masha, e njoftoi nga afër me procesin edukativo-arsimor dhe ecurinë e implementimit të kurrikulës amerikane, përmbushjen e objektivave të shkollës si dhe projektet që Shkolla Wilson organizon në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, si Peace Corps, Camp Glow dhe në të ardhmen Kadetët e Shkollës Ushtarake Amerikane.

Znj. Polk Baily ngeli e mrekulluar dhe entuziazumuar nga shkolla Wilson, zhvillimi i procesit edukativo-arsimor, familjet që besojnë dhe njerëzit e përkushtuar të cilët kryejnë punën me shumë zell dhe dashuri.  Ajo u shpreh: “Ju inkurajoj që të vazhdoni të implementoni kurrikulën amerikane, asgjë nuk është e pamundur nëse ju vazhdoni të ecni drejt kësaj rruge. Me kënaqësi do ju vizitoj sërisht dhe do të bashkëbisedojmë me nxënësit dhe stafin.”

Lajme të ngjashme

Back to top button