Kusari deri te Peshevski: ”nuk është momenti ne të ballafaqohemi në debate”

Në një prononcim për Indeksonline zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari,  ka mohuar mundësinë e një debati, si dhe ka hedhur poshtë mundësinë që të udhëtojë në Shkup nesër së bashku me zëvendës kryeministrin kosovar, Hajredin Kuçi.

“E kam marrë letrën, megjithatë, përgjigja ime është letra që jep zgjidhje për problemin e bllokadës sepse unë konsideroj që nuk është momenti ne të ballafaqohemi në debate mediale për propaganda, për ne është më e rëndësishme të gjejmë zgjidhje të problemit”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme

Back to top button