Edi Rama: Shqipëria destinacioni i parë turistik në Evropë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes Facebookut ka kumtuar lajmin se Shqipëria është renditur e para në mesin e tri destinacioneve turistike nga një rrjet i agjensive skandinave për turizëm.

Përkrah tekstit, Rama ka bashkangjitur edhe një fotografi të një broshure ku radhiten destinacionet e sugjeruara për turizëm, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund të gjeni tekstin origjinal të shkruar nga Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook:

“Lajme të mira për turizmin para sezonit: Shqipëria renditet e para ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë, nga një rrjet i agjensive skandinave të turizmit.”

Lajme të ngjashme

Back to top button