Thaçi pret që deri nesër të zgjidhet problemi me Maqedoninë

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi kërkoi që shpejt të tejkalohen keqkuptimet midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe e angazhoi nën kryeministren dhe ministren e Tregtisë Mimoza Kusari që problemi të zgjidhet sot, ose më vonë deri nesër.

Siç publikoi Radiotelevizioni i Kosovës, Thaçi deklaroi se bllokimi i kufirit nuk është në interes as të Kosovës dhe as të Maqedonisë, dhe është në kundërshtim me euro perspektivat dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të të dy vendeve.

Thaçi tha se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë  dhe se pret  që gjendja të kthehet në normalitet siç ishte para vendosjes së embargos kosovare dhe taksave për hyre të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button