Ndeshje humanitare për Shkëlqimin

Një ndeshje humanitare do të zhvillohet mes Yjeve të futbollit shqiptar dhe Legjendave të futbollit shqiptar në Maqedoni, të hënën (23 mars) ora 15:00 në sallën e sporteve në Kumanovë.

Qëllimi i kësaj ndeshje është për të ndihmuar djaloshin shtatëvjeçar, Shkëlqim Zymberi nga Çerkezi i Kumanovës, i cili prej disa muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë e njohur si Osteosarcom – nos – intermediatede (kancer në eshtrat në këmbë).

Jeta e tij është në rrezik dhe për fat të keq shpëtimi për tu shëruar shihet vetëm jashtë vendit. Mjekët i kanë preferuar një spital në Ëien të Austrisë, ndërsa familja duhet të paguaj 120 mijë euro, një shumë tepër e lartë të cilat nuk mund t’i mbulojnë.

Për ekipin “Legjendat” pritet të luajnë: Mensur Nexhipi, Nexhmedin Mehmedi, Artim Shaqiri, Qatip Osmani, Argjend Beqiri, Nebi Mustafi, Arben Nuhiu, Ertan Demiri, Xhemal Zeqiri, Erkan Jusuf, Nijazi Sulejmani dhe Skender Ismaili.

Ndërsa për ekipin “Yjet” do të marrin pjesë: Armend Alimi, Nderim Nexhipi, Ardian Cuculi, Bunjamin Shabani, Muzafer Ejupi, Sedat Berisha, Izair Emini, Agron Memedi, Muhamet Huseini, Jasir Asani, Burhan Aliji, Besir Demiri, Besmir Bojku, Saladin Mustafi e tjerë. Hyrja për në këtë ndeshje bamirësie është 100 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button